Reflekton Suhareka, si ishte dje e si është sot, shikojeni dallimin

Dje ishte dita e fundit para se të hynin në fuqi masat e reja të qeverisë, me anë të së cilës ndalohet e kufizohet dhe më shumë lëvizja e kosovarëve.
Derisa dje gjatë tërë ditës IndeksOnline raportoi për numër të madh të qytetarëve dhe veturave nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës, sot kemi një pamje më ndryshe.
IndeksOnline ju sjell pamje nga Suhareka e ditës së djeshme dhe atë të sotmes. Dallimi besojmë është i qartë. Numri i parkuar i veturave në këtë pikë gjatë ditës së djeshme ishte shumë i madh, e sot kemi një numër simbolik të tyre./IndeksOnline/
