13:39 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / LB

Reforma Zgjedhore/ Konjufca tregon se është nënshkruar deklarata e përbashkët për themelimin e një komisioni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se sot është mbajtur një takim konsultativ për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.

Konjufca ka bërë me dije se në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit.

“Pas një pune intensive dhe takimeve të shumta, partitë politike u pajtuan për formulën e përbashkët të komisionit”, ka shkruar ndër të tjera Konjufca, trasnmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Sot, me datën 13 prill 2022 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u mbajt një takim konstitutiv për formimin  e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.

Në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit.

Pas një pune intensive dhe takimeve të shumta, partitë politike u pajtuan për formulën e përbashkët të komisionit

U përmend gjithashtu që krahas këtij komisioni të themelohet edhe Grupi Këshillëdhënës i cili do të përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës që janë marrë me reformën zgjedhore, BE-së, OSBE-së.

Mbetemi të përkushtuar të kontribuojmë për një reformë të mirëfilltë zgjedhore në Kosovë.