Reformat në arsim në Kamenicë/ Kryetari Kadri Rrahimaj i shfuqizon pjesërisht vendimet e Kastratit

Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj ka shfuqizuar pjesërisht vendimin për riorganizim të arsimit në këtë komunë.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për medie nga Komuna e Kamenicës.
Shfuqizimi i pesë këtyre vendimeve thuhet të jetë bërë duke u bazuar në propozim-vendimin e DKA-së.
“Shfuqizimi i këtyre vendimeve u bë duke u bazuar në propozim vendimin e DKA-së se në këto shkolla sipas gjendjes faktike në terren nuk është duke u zhvilluar mësimi, si pasojë e mospajtimit rreth riorganizimit dhe transferimit të nxënësve në shkolla tjera. Në këto shkolla procesi mësimor nuk është zhvilluar nga data e marrjes së vendimit për riorganizim të arsimit e deri më sot”, thuhet në njoftim.
DKA-ja kishte propozuar anulimin e përsëritshëm të vendimeve të vitit 2019 që kishte marrë ish-kryetari Qendron Kastrati për riorganizim të arsimit në Kamenicë.
Reformat në arsim në Kamenicë ishin përcjellë me kritika të shumta, e protesta madje nga prindërit e nxënësit. Është viti i tretë që nxënësit në disa fshatra të Kamenicës nuk kanë ndjekur mësimin.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Rahimaj shfuqizon pjesërisht vendimet për riorganizim të arsimit
Drejtoria Komunale e Arsimit ka propozuar anulimin e pjesërishëm të vendimeve Sh.02.Nr.26937 i datës 30.08.2019 dhe Sh.02.Nr.19870 të datës 10.09.2020 për riorganizimin e arsimit.
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka aprovuar propozimin e DKA-së, dhe bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale (Nr.03/L-040) më saktësisht Nenet 13 dhe 58 si dhe Nenit 78 të Statutit Sh.01.Nr.005/2008 të datës 26.09.2008 dhe vendimit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit Sh.01.Nr.15/2010 të datës 31.05.2010 të Komunës së Kamenicës, Neni 53 paragrafi 1,2 dhe 3 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, merr këto:
𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐌𝐄
*𝐒𝐇𝐅𝐔𝐐𝐈𝐙𝐎𝐇𝐄𝐓 Pika 1 paragrafi 1.2 dhe Pika 2 paragrafi 2.2 i Vendimit Sh.02.Nr.26937 i datës 30.08.2019 për vijimin e mësimit në SHFMU ‘’Fan S.Noli’’.