11:14 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / k.v

Reformat në sistemin e drejtësisë po jetësohen

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Përmes këtyre ndryshimeve, KPK do të ketë përbërje të balancuar në pajtim me standardet ndërkombëtare të konfirmuara nga Komisioni i Venecias.

Po ashtu, Ligji i ri për Këshillin Prokurorial do të mundësojë që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, i Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe i kryeprokurorëve të prokurorive do të jetë transparent, i bazuar në kritere të qarta dhe po ashtu i bazuar në meritë.

Këto ndryshime do të mundësojnë që Këshilli Prokurorial, por edhe sistemi prokurorial në tërësi t’i realizojnë përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

Reformat në drejtësi do të vazhdojnë, ato janë parakusht për sistem efikas, transparent dhe llogaridhënës të drejtësisë.