19:17 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Refugjatet sirian, keqtrajtohen e rrihen në një shkollë në Britaninë e madhe

Një familje refugjate siriane është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve të dhunës dhe sulmeve të dhunshme racore të anëtarëve të saj,  që kur u strehuan në Britani të Madhe.

Ngacmimi sistematik doli në dritë pasi një video u shfaq në internet e cila tregon se si bëhen keqtrajtimet atje.

Një 15 vjeçar i identifikuar vetëm si Jamal, shihet duke u keqtrajtuar, rrëmbyer e shtënë për toke, duke u mbajtur për fyti e duke i derdhur ujë mbi mbi fytyrën e tij në shkollën Komunikatare Almondbury.

Video u bë virale, pasi ajo u shpërnda nga miliona përdorues të rrjeteve sociale në mbarë botën, transmeton Indeksonline.

Kështu, një 16 vjeçar është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me këtë rast, i dyshuar për sulmin në fjalë që ndodhi më 25 tetor.

Po ashtu në të njëjtën shkollë është ngacmuar edhe motra e Jamal, e mbuluar me shami.

Po e njëjta është abuzuar nga një grup femrash.

Nga ana e tyre, forcat e policisë locale menjëherë filluan një hetim dhe po marrin informacione për incidentin në fjalë.

“Ne jemi të informuar për një video që e shfaq një vajze teksa sulmohet një Shkollen e Komunitetit Almondbury”, tha deklaruar departamenti i policisë atje.

“Incidenti nuk ishte raportuar më parë në polici, por ne tani po kontaktojmë me familjen e vajzës, të cilët po vazhdojmë të mbështesim”, thuhet në deklaratë.

/Indeksonline/