Refuzime të shumta nga ana e Donaldit, Lori Hoxha e thumbon publikisht

Humbja e Donald Veshajt është komentuar jashtëzakonisht nga mediat. Madje as ai vet se priti mirë këtë rezultat duke hequr dorë edhe nga emisioni i tij, i cili iu ofrua sa ishte pjesëmarrës në ‘’BBV’.
Gjithashtu edhe producentja e ‘BBV’, Lori Hoxha, bëri një postim, i cili duket të jetë dedikuar Donaldit.
“Nëse ju ofrohet një vend në një raketë, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira”, shkroi ajo.
Kujtojmë që pos emisionit, Donaldi kishte refuzuar të merrte pjesë edhe në “Post BBV”./Indeksonline/