75 Mall Live Search
08:39 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / LB

Refuzimi i kërkesës së Thaçit për të vizituar babin e sëmurë, Bajraktari: Vendim në kundërshtim me rregulloret e Dhomave të Specializuara

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se vendimi lidhur me refuzimin kërkesës së Thaçit për të vizituar babën e sëmurë, është në kundërshtim me rregulloret e  Dhomave të Specializuara.

Ai ka thënë se kjo gjykatë është jo transparente, si dhe një proces gjyqësor i stërzgjatur, e me vendime jo humane.

“Krahas procesit jo transparent, e të stërzgjatur, tashmë, kjo gjykatë po jep dëshmi për vendime jo humane.

Vendimi lidhur me refuzimin kërkesës së Thaçit për të vizituar babën e sëmurë, është johuman dhe është në kundërshtim me Rregullën 56, paragrafi 3 të Rregullores së procedurës dhe provave e Dhomave të Specializuara.

Madje, gjykata po e shkel edhe standardin e vet të cilin e ka zbatuar në disa raste”, ka shkruar ai.