75 Mall Live Search
15:15 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Refuzohen ankesat kundër vazhdimit të masës së paraburgimit, ndaj të të dyshuarve për fajde

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kunder aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtië, të datës 19.08.2019, me anë të cilit u është vazhduar masa e paraburgimit të pandehurve I.O., I.B., A.Th. dhe M.M. në afat edhe për një muaji.

I.O., I.B., A.Th dhe M.M. po dyshohen për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejt, ka vlerësuar se meqense ekziston dyshimi i bazuar se të të pandehurit, e kanë kryer vepren penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase me daljen e tyre në liri, mund të ndikojnë në prova ose deshmitarë, apo ta përserisin vepren penale.