75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Refuzohen mbi 3 mijë zarfe me fletëvotime

Sot ka filluar rinumërimi i 12 vendvotimeve në 9 komuna në QNR, shkruan IndeksOnline.

Valmir Elezi në një prononcim për IndeksOnlinen ka thënë se deri tani, nga 11. 653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8. 212 zarfe me fletëotime, ndërsa janë refuzur 3 435 zarfe me fletëvotime

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke punuar instesivisht në përmbylljen e aktiviteteve të parapara sipas procedurave.

Disa nga aktivitetet që po zhvillohen njëkohësisht këtu në QNR janë: procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

•             Sipas të dhënave të deritashme, QNR-ja ka rritur që nga 2. 382 vendvotime të procesonte në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2. 100 vendvotime (88.16%) si edhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1. 679 vendvotime (70.49%).

•             Edhe në skanimin e listës përfundimtare të votuesve, e cila ka shërbyer që votuesit të nënshkruhen në ditën e zgjedhjeve, ka progres të theksuar. Deri tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 035 vendvotime (85.43%). Siç e kemi bërë të ditur ky skanim është i domosdoshëm për të na sigruar nëse ka ose jo raste kur ndonjë votues ka votuar në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht.

•             Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat i kemi pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës. Ky proces verifikimi do të na ndihmojë që të japim përgjigje se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit.

Deri tani, nga 11. 653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8. 212 zarfe me fletëotime, ndërsa janë refuzur 3. 435 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosoës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim gruporë); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkëngjitur dokumente jo valide”, tha ai./IndeksOnline/