75 Mall Live Search
16:23 / E Premte, 31 Tetor 2025 / F.R

Refuzohet ankesa e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pa-themeltë ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasaniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), me seli në Prizren – Dega në Mamushë, ndërsa vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.333/2025, i datës 25.10.2025, është vërtetuar.  

Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Abdulhadi Krasaniç, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së. duke pretenduar për vlefshmërinë e votave të ardhura nga diaspora dhe dyshimet për keqpërdorime në procesin e votimit. Ankuesi ka pretenduar se ekziston dyshimi i bazuar se disa persona të përfshirë në procesin e votimit nga diaspora kanë ushtruar të drejtën e votës në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat kushtetuese.

Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranoi në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së dhe konstatoi se ankesa e paraqitur është në tërësi e pabazuar.