75 Mall Live Search
14:32 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Refuzohet ankesa e Partisë Liberale Egjiptiane për nxitje të urrejtjes, gjatë fushatës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka refuzuar ankësën e Partisë Liberale Egjiptiane me seli në Gjakovë, kundër subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, me seli në Pejë për shkak të nxitjes së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore.

PLE-ja e ka akuzuar IRDK-në se me 1 tetor 2019 , përgjatë një emisioni debtues në RTK ku ishin në përballje të dyja partitë, Elbert Krasniqi kryetari i IRDK-së  dhe Fridon Lala nga rradhët e po këtij subjekti politik, gjatë debatit televiziv kishin ofenduar rëndë A.Berisha , duke iu drejtuar me fjalët “Qeni i Sharrit”, dhe ka reaguar duke buzëqeshur, veprim ky i cili sipas tyre bie në kundërshtim me nenin 33 paragrafi 1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

PLE-ja më tej ka shtuar , se një gjuhë e tillë ofendues është përdorë nga ky subjekt poltik edhe në të kaluaën, duke u shprehar me terma të ndryshëm si “katundar”, “injorant” dhe vazhdon të përdoret edhe sot, si provë ankësës ia kanë bashkangjitur një fotografi të printuar në cilësi të provës materiale.

Në vendimin e publikuar në faqen online  të PZAP-së thuhet se Paneli e ka vlerësuar se pretendimet e paraqitësit të ankesës janë të pabazuara, për faktin se paraqitësi i ankesës nuk ka arrituar të argumentojë pretendimet e veta, se nga ana e subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës , janë bërë veprime të cilat kualifikohen si shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP) dhe të Rregullave Zgjedhore.

Paneli i vlerësoi ankesat  si të pabazuara për faktin se paraqitësi i ankesës nuk ka arritur që të argumentojë me prova bindëse pretendimet e tij , nuk është shënuar se në cilin emision televiziv ka ndodhur ajo çfarë ai thekson. Paraqitësi i ankës, në ankesë ka thënë se shkelja ka ndodhur në një emision televiziv duke ofruar si provë vetëm një fotografi të printuar, në cilësi të provës materiale, e cila nuk argumenton pretendimet e paraqitësit të ankesës për përdorim të gjuhës ofenduese nga subjekti politik IRDK ndaj subjektit politik PLE./Indeksonline/