75 Mall Live Search
18:40 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Refuzohet kërkesa e Gruevskit për anulim të paraburgimit

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski nga Budapesti, ku ka kërkuar azil politik, kërkoi që Gjykata e Apelit në Shkup të shfuqizojë masën e paraburgimit, të cilën gjykata e refuzoi, transmetojnë mediat e Maqedonisë së Veriut.

Pas arratisjes në Budapest, gjykata maqedonase urdhëroi kërkoi  arrestimin e Gruevskit për pikat që ai akuzohet, dhe ai paraqiti ankesa në Gjykatën e Apelit në Shkup ku kërkoi që masa e kujdestarisë të hiqet.

Kjo thuhet në raportin e shtatë të Prokurorisë Speciale në Maqedoni, i cili publikohet çdo gjashtë muaj.

Ankesat e paraqitura nga ish-kryeministri maqedonas përmes avokatit u refuzuan si të pabazuara.

Arrestimi i Gruevskit kërkohet për rastet “TNT”, “Traktor” dhe “Dhuna në Komunën Qendra”.

Gruevski është gjykuar në mungesë në të gjitha rastet e lartpërmendura.