75 Mall Live Search
16:12 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Refuzohet kërkesa e PSG-së, detyrohet ti paguaj 55 milionë euro Kylian Mbappes

Federata Franceze e Futbollit ka refuzuar kërkesën e Paris Saint-Germain për të rishqyrtuar një urdhër nga liga franceze për t’i paguar ish-sulmuesit Kylian Mbappe 55 milionë euro si paga të prapambetura.

Kërkesa në komitetin ekzekutiv të FFF-së iu dorëzua një ditë me vonesë, tha një burim i afërt me rastin për AFP të premten, pasi klubit iu dhanë 10 ditë për të apeluar vendimin e ligës më 25 tetor, shkruan IndeksOnline.

Një komitet apeli i ligës franceze është përpjekur të ndërmjetësojë grindjen gjithnjë e më të ashpër mes sulmuesit të Real Madridit Mbappe dhe klubit që ai u largua këtë vit.

Mbappe ka kërkuar shifrën që ai thotë se përbëhet nga tre muajt e fundit të pagës së tij plus disa bonuse.

Por PSG në pronësi të Katarit argumenton se 25-vjeçari kishte rënë dakord të hiqte dorë nga shuma në gusht 2023./IndeksOnline/