75 Mall Live Search
15:21 / E Premte, 24 Tetor 2025 / P M

Refuzohet ankesa e Rufki Sumës, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit

Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, të paraqitur kundër subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të parregullsive gjatë votimit për Zgjedhjet Lokale, të mbajtura më datë 12 Tetor 2025, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që “të urdhërohet verifikimi i drejtpërdrejtë i librave origjinalë të votimit për Komunën e Hanit të Elezit, si dhe të konstatohet se votimi i personave të burgosur përbën shkelje të nenit 45 paragraf 2 të Kushtetutës dhe nenit 6 paragraf 2 të Ligjit, si dhe përbënë vepër penale në kuptim të nenit 213 të Kodit Penal të Kosovës”.

Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pabazuar.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, në këtë çështje juridike, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe nuk është shkelur ligji në dëm të parashtruesit të ankesës, prandaj, pretendimet ankimore janë refuzuar si të pabazuara.

Bashkëngjitur gjeni linkun e aktgjykimit të publikuar, AA.nr.96/2025: https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_AA%20_96_2025_SQ.pdf