19:58 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / AR

Refuzoi çmimin “Oscar”, ndahet nga jeta aktorja e njohur

Sacheen Littlefeather, aktorja dhe aktivistja e njohur amerikane, e cila në vitin 1973 refuzoi çmimin Oscar për Marlon Brando për filmin The Godfather, ka vdekur në moshën 75-vjeçare. Lajmi se aktorja, e cila kishte kancer në gji, kishte ndërruar jetë u bë me dije nga Akademia e Filmave të Dielën.

Lajmi i trishtë vjen dy javë pasi organizata e nderoi në një ceremoni në Los Angeles, duke kërkuar falje publike për trajtimin e saj në Oscar. Littlefeather vdiq në shtëpinë e saj në qytetin Novato të Kalifornisë Veriore. Littlefeather zbuloi në mars 2018 se ajo ishte diagnostikuar me kancer të gjirit të fazës 4.

Sacheen Littlefeather on stage at AMPAS Presents An Evening with Sacheen Littlefeather at Academy Museum of Motion Pictures on September 17, 2022 in Los Angeles, California. Frazer Harrison/Getty Images/AFP (Photo by Frazer Harrison / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Brando fitoi Oscarin për aktorin më të mirë në 1973 për rolin e tij në “The Godfather”, por nuk mori pjesë në ceremoni në shenjë proteste sesi njerëzit indigjenë në Shtetet e Bashkuara ishin portretizuar në ekran. Littlefeather u shfaq në ngjarje në emër të Brandos por refuzoi që ta pranonte çmimin.

Duke folur për audiencën, Littlefeather përmendi stereotipet indigjene në film dhe protestat e vazhdueshme  në Wounded Knee në Dakotën e Jugut si arsyen e mungesës së Brandos.Gati 50 vjet më vonë, Akademia i kërkoi asaj një falje.

“Isha e shtangur. Nuk e mendoja kurrë se do të jetoja për të parë ditën kur do ta dëgjoja këtë, do ta përjetoja këtë”, tha Littlefeather për The Hollywood Reporter duke shtuar: Kur isha në podium në vitin 1973, qëndrova e vetme.”, tha ajo.