18:01 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Refuzoi klubin turk për të qëndruar te Vëllaznimi – ky është Ismet Munishi

Deri para pak javësh, Ismet Munishi ishte i papunë pas largimit nga Besa e Pejës.

Trajneri i famshëm kosovar e nisi sezonin te Besa në Ligën e Parë, por u largua shkaku i disa mosmarrëveshje me klubin pejan.

Por, tani ai është rikthyer te Vëllaznimi i Gjakovës si trajner, me ftesën e presidentiit, Agim Cana, transmeton IndeksOnline.

E tani, i ftuar në një emision, trajneri i famshëm ka zbuluar se ka pasur një ofertë nga Turqia dje.

”Kisha ofertë nga një skuadër e Ligës së Dytë në Turqi, por për momentin i gjithë fokusi im lidhet me Vëllaznimin”.

”Ofeta ka qenë konkrete, ideja ka qenë të shkoja me disa lojtarë të Kosovës dhe t’ju ndihmoj. Gjithashtu, drejtuesit e këtij klubi i kanë vëzhguar edhe disa lojtarë të Prishtinës”, u shpreh Munishi./IndeksOnline/