Refuzoi Realin dhe Man Unitedin, Lucas do t’i bashkohet Bundesligës
Lucas Hernandez do të luajë për Bayern Munich nga janari i ardhshëm, teksa për shërbimet e lojtarit, bavarezët kanë mposhtur në këtë garë Real madridin dhe Manchester Unitedin.
Për Lucas, Real Madridi kishte trokitur në derën e Atleticos edhe në vitin 2017, por që Diego Simeone e kishte bindur lojtarin të qëndrojë.
Por, ”Los Blancos” nuk u dorëzuan dhe tentuan transferimin e tij edhe verën e kaluar, transmeton IndeksOnline.
Përgjigjja ishte e njejtë, teksa Lucas refuzoi edhe ofertën e Manchester Unitedin.

Klubi anglez kishte ofruar 80 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, por ai vendosi të mbetej në kryeqytet.
Megjithatë, Bayerni tashmë i ka mposhtur të dyja klubet në garë me ofertën e tyre.
Klubi gjerman i ka treguar projektin premtues lojtarin, të cilin ai e ka pranuar./IndeksOnline/