13:08 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Refuzoi të mbante maskë në barnatore, aktorin s’e shërbejnë fare dhe kthehet prapa

Aktori i njohur hollivudian, Bruce Willis, ka shkaktuar zemërim midis fansave pasi u përfshi në një episod të pakëndshëm brenda një farmacie në Los Angeles.

65-vjeçari është filmuar pa maskë brenda farmacisë, duke mos zbatuar në këtë mënyrë rregullat e përcaktuara antiCovid.

Klientët që ndodheshin në dyqan nuk e pritën mirë faktin që Bruce Willisi nuk mbante maskë në kundërshtim me udhëzimet.

Megjithatë, aktorit hollivudian nuk iu ofrua asnjë shërbim. Atij iu kërkua që të largohej dhe doli nga farmacia pa blerë asgjë.