23:55 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Refuzoj Prishtinën e Gjilanin, kjo është e ardhmja e Dejvi Bregut

Sulmuesi shqiptar, Dejvi Bregu pritet të largohet nga Skënderbu në këtë merkato.

Ai refuzoj ofertat e Prishtinës e Gjilanit, por pritet të transferohet tek një skuadër tjetër nga Shqipëria, transmeton Indeksonline.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se në orët e fundit lojtari ka marrë një ofertë joshëse nga klubi durrsak, KF Teuta.

 Afrimi i Blerim Krasniqit nga Skënderbeu dhe fakti që Teuta po bëhet një ekip që pritet të synojë titullin në sezonin e ri, mund të bindin vlonjatin të firmosë me “djemtë e detit”. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet./Indeksonline/