17:40 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Refuzon transferimin te Manchester Unitedi, preferon kalimin tek Evertoni

Raportohet se Kurt Zouma është pajtuar t’i bashkohet Evertonit nga Chelsea, transmeton IndeksOnline.

Mbrojtësi ishte i huazuar te Stoke City sezonin e kaluar, por nuk arriti ta ndihmojë skuadrës t’i shmanget rënies nga Premier League.

Manchester Unitedi e ka kontaktuar Chelsean për Zouma, por ”Të Kaltërit” i refuzuan ”Djajtë e Kuq” duke insistuar se nuk duan ta shesin lojtarin te rivali direkt.

L’Equipe shkruan se Evertoni ka arritur marrëveshje me Chelsean për lojtarin para se afati kalimtar të mbyllet pas më pak se gjysmë ore.

Zouma do të huazohet për një sezon në ”Goodison Park”, teksa aty do të luajë përkrah mbrojësit të Barcelonës, Yerry Mina.

Kolumbiani ka arritur marrëveshje me Evertonin, teksa klubit anglez do t’i kushtojë transferimi i tij rreth 30 milionë funte./IndeksOnline/

Image result for yerry mina