17:40 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Regjisorët kosovarë tallen me tarifën në ‘Rrugën e Kombit’ [Video/Foto]

Tarifa e vendosur nga kryeministri Edi Rama në ‘Rrugën e Kombit’ ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Madje kanë nisur edhe talljet në rrjetet sociale, ku po qarkullojnë fotografi e karikatura të ndryshme ironizuese, shkruan Indeksonline.

Edhe artistët kosovarë kanë bërë një video improvizuese në hyrje të tunelit të Kalimishit, ku shihen sportelet e pagesës së djegura.

Në video shfaqen dy regjisorët e njohur kosovar Agon Myftari i cili luan rolin e një puntori shqiptar tek sporteli dhe Jeton Neziraj në rolin e një pasagjeri nga Kosova.

“Standarde te dyfishta për kosovarë në putarinën Milot-Morinë”, kanë shkruar ata në videon e postuar në kanalin Facebook.