17:42 / E Premte, 14 Qershor 2019

Regjisori amerikan dokumentar për Zahir Pajazitin

Skenaristi dhe regjisori amerikan, Douglas Beck dhe regjisori i ri, Valdrin Fetahu nga Podujeva kanë realizuar një dokumentar me titull “Mjaltë nga Shkëmbi” që i kushtohet heroit të kombit Zahir Pajaziti.

Dokumentari “Mjaltë nga Shkëmbi” do të shfaqet premierë më 19 qershor në ditën e çlirimit të Podujevës nga okupatori serb.

Ky film dokumentar do të kujdeset ta zbulojë profilin njerëzor të Zahirit duke intervistuar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e njihnin Zahir Pajazitin.