22:00 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Regjisori Berisha tregon se çka ka ‘zbuluar’ gjatë izolimit

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur vendi ynë sikur e gjithë bota, po përballen me pandeminë Covid-19, e cila ka bërë që njerëzit të izolohen nëpër shtëpitë e tyre.

Kjo situatë për shumë persona ka qenë një mundësi e mirë për të eksploruar dhe për të menduar më shumë për vete dhe për familje, shkruan Indeksonline.

Njësoj ka ndodhur edhe me regjisorin e njohur nga Kosova, Fatos Berisha, i cili është një nga filmbërësit më të dalluar shqiptar, e i njejti ka folur për Indeksonline, duke treguar se si e ka kaluar këtë kohë të izolimit.

Ai ka thënë ndër të tjera se kjo ka qenë një kohë kur ai ka shfrytëzuar teknologjinë, duke ‘zbuluar’ Youtube-n si një mundësi shumë të mirë për të mësuar gjëra të ndryshme.

“Aty mësova shumë gjëra që nuk i dija si psh: këngët me tre akorde me kitarë, e deri te filmat, kryeveprat e filmave”: ka shtuar ndër të tjera Fatos Berisha.

Ai gjithashtu ka sugjeruar për të gjithë ta shfrytëzojnë Youtube-n për të mësuar e praktikuar shumë gjëra. /IndeksOnline/

Ndiqeni videon: