Regjisori i dështuar amerikan ju beson gënjshtrave serbe, po e bën një film kundër Kosovës për “Shtëpinë e Verdhë”

Regjisori me karrierë të dështuar, Paul Kampf ka vendosur që ta fundos ende karrierën e tij.
Ai është duke e realizuar një film të quajtur “Haverts”, ku ngjarja pritet të zhvillohet tek “Shtëpia e Verdhë” që e kishte përmendur politikani nga Zvicra, Dick Martey.
Martey kishte bërë propagandë kundër Kosovës dhe UÇK-së duke thënë kinse në një shtëpi të verdhë në qytetin e Burrelit në Shqipëri, ushtarët e UÇK-së kishin bërë transplant të organeve dhe se viktimat ishin serbët.
Kjo gënjeshtër e Martey asnjëherë nuk u vërtetua dhe mbeti vetëm një propagandë e dështuar e zvicëranit.
Filmi “Haverst” është i bazuar në librin serb “Zemra serbe e Johann” që po ashtu është një film anti-shqiptar.
Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në vitin e ardhshëm. Regjisori amerikan gjatë këtij viti kishte deklaruar për të marrë vëmendje se e gjitha bota duhet ta kuptoj historin e “Shtëpisë së Verdhë”.
Kjo nuk është hera e parë që serbët tentojnë që me anë të filmave të bëjnë propagandë kundër shqiptarëve./Indeksonline/