75 Mall Live Search
22:53 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Regjisori i njohur dhuron 1 milion dollarë për Ukrainën

Regjisori i njohur, Steven Spielberg dhe gruaja e tij Kate Capshaw, kanë dhuruar 1 milion dollarë për organizatat humanitare të Ukrainës.

Përmes filantropisë së tyre, Fondacionit Hearthland, Spielberg dhe Capshaw kanë ndarë paratë edhe për disa organizata afër Ukrainës, duke përfshirë Kryqin e Kuq Polak, Veprimi Humanitar Polak, Kuzhina Qendrore Botërore, Shoqëria e Ndihmës për Imigrantët Hebrenj dhe Fondi i Veprimit Urgjent.

Disa ditë më parë të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy çifte të tjera hollivudiane, Ashton Kutcher e Mila Kunis dhe Ryan Reynolds e Blake Lively. Të dy këto çifte kanë dhuruar nga 1 milion dollar për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.