20:11 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Regjisori i njohur rikthehet tek filmi “Guardians of the Galaxy 3”

‘Disney’ e ka rikthyer James Gunn në pozitën e regjisorit tek ‘Guardians of the Galaxy 3’, mëson TMZ.

Gunn ishte pushuar nga puna verën e kaluar pasi që kishte bërë disa postime në lidhje me sëmundjen e holokaustin dhe tragjedinë e 11 shtatorit, transmeton Indeksonline.

Pas disa takimesh, dy palët janë pajtuar që bashkëpunimi i tyre të vazhdoi.

Në pjesën e tretë të filmit ‘The Guardians of the Galaxy 3’  pritet të jenë pjesë aktorët e njohur si, Chris Pratt, Vin Diesel dhe Zoe Saldana.

Gunn ka një agjendë të nxënë. Fillimisht ai ka për të përfunduar pjesën e dytë të filmit ‘Suicide Squad 2’ para se të vazhdoi me trilogjinë e ‘Guardians’./Indeksonline/