75 Mall Live Search
20:18 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Regjisori kosovar: Kaçaniku, kampion i turpeve!

Ditëve të fundi komuna e Kaçanikut ka qenë në fokus të mediave, pikërisht për shkak të disa skandaleve që kanë ndodhur.

Ani pse është vet nga ky vend, regjisori dhe dramaturgu kosovar, Ben Apolloni ka numëruar ndodhitë, ndërsa e quan Kaçanikun si kampion të turpeve.

Ky është postimi i tij i plotë në llogarinë Facebook:

Sot ne lajme, u tha se ne nje shkolle ne Kacanik, nxenesit qe shkojne per te mesuar, detyrohen te bejne roje. 
Dje ne lajme, u tha se nje drejtor, i te njejtes shkolle ku nxenesit behen rojtare, ka mbyllur arsimtaret. 
Para dy javesh, u tha se se drejtori ( ky me shulin e deres), e punesoi kunaten ne shkollen qe e drejton. 
Per Kacanikun ne lajme eshte thene e thuhet se eshte “Kryeqytet i ISIS ne Ballkan.” ?
Kacaniku ka qene ne lajme edhe per mbjelljen e palmave dhe porositjen e detit.?

Jasha, Kacanik, jasha!