13:27 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Regjisorja kosovare me leukemi befasohet nga miqtë e saj në Tiranë, motiv për ta

Sot në Tiranë është mbajtur gjysmë maratona ku kanë marrë pjesë adhurues të shumtë të vrapimit.

Në mesin e garuesve ishin edhe grupi ‘X-Traileres’ nga Prishtina, të cilit grup ka javë që u është bashkangjitur edhe regjisorja kosovare, Arlinda Morina e cila  është duke luftuar sëmundjen e leukemisë, shkruan Indeksonline.

Madje Arlinda tashmë njihet për opinionin me rrëfimin e saj inspirues për forcën e saj inkurajuese.


Regjisorja kosovare ndonëse nuk ka marrë pjesë në këtë aktivitet ajo është befasuar nga miqtë e saj, të cilët kanë përdor si moto të tyre pikërisht imazhin e saj në të cilin shkruhet: BELIEVE IN DREAM OF, HOPE FOR A CURE (Beso në ëndrra, shpresë për shpëtim).

Ky gjest ka emocionuar vet Arlindën e cila ka ndarë disa imazhe nga ky aktivitet e ku shkruan: Njerzite e mire bejne vetem gjera te mira Ju uroje nga shpirti sukses!/Indeksonline/