75 Mall Live Search
14:12 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / H F

Regjistrimet e hershme në International Maarif Schools of Kosova!

International Maarif Schools of Kosova ka nisur procesin e regjistrimeve të hershme për vitin akademik 2026–2027. Duke ofruar edukim me vlera, cilësi dhe perspektivë globale nga niveli i parashkollor deri në klasën e 12-të, shkolla pranon regjistrimet për periudhën 2 Shkurt – 30 Prill.

Prindërit kanë mundësinë të sigurojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në një ambient edukativ të sigurt dhe cilësor, duke përfituar gjithashtu nga avantazhet e regjistrimeve të hershme. Në kuadër të regjistrimeve të hershme, prindërit përfitojnë 10% zbritje për regjistrim të hershëm, duke e bërë kështu procesin e edukimit më të aksesueshëm dhe të favorshëm.

Gjithashtu, International Maarif Schools of Kosova, për të ofruar kushte më fleksibile pagese, ka vazhduar bashkëpunimin me TEB Bank dhe BKT Kosova, duke ofruar mundësi paguesh 12-mujore pa interes dhe plane pagese fleksibile, në mënyrë që prindërit të mund të investojnë në edukimin e fëmijëve të tyre në mënyrë më të rehatshme, të sigurt dhe të planifikuar.

Prindërit mund të regjistrojnë fëmijët e tyre deri më 30 Prill për të përfituar nga një ambient mësimor cilësor, i pasuruar me edukim me vlera dhe nga zbritjet e veçanta të ofruara.

Që nga themelimi i tyre në vitin 2017, International Maarif Schools of Kosova kanë ndërtuar një traditë të fortë në ofrimin e një arsimi cilësor, duke kombinuar programin ndërkombëtar me vlerat universale të edukimit. Shkollat Maarif me Degët e saj në Prishtinë dhe në Prizren ofrojnë një mjedis të sigurt, modern dhe të pasur me aktivitete të shumta që synojnë zhvillimin e plotë akademik, social dhe emocional të nxënësve.