75 Mall Live Search
18:28 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

Regjistrohen 658 raste të reja me Covid19 në Shqipëri

TIRANË- Prej disa ditësh vijon të jetë sërish shqetësuese situata e COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy viktima, përkatësisht një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një  84-vjeçar nga Tirana. Ndërkohë nga e hëna deri në të shtunën e kësaj listës së humbjeve të jetës i janë shtuar 13 viktima.

Në një bilanc të bërë nga Report Tv rezulton se ditën e hënë dhe të martë janë shënuar nga 2 viktima, të mërkurën 3 viktima, të enjten, të premten dhe ditën e shtunë, përkatësisht nga 2 viktima.

Përmes një njoftimi për mediat Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 6.527 testime të kryera, kanë rezultuar poztivë 658 raste të reja që janë evidentuar në këto Bashki:

217 raste në Tiranë, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat, Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Kurbin, Berat, nga 4 raste në Dibër, Roskovec, Tepelenë, Poliçan, nga 3 raste në Kukës, Konispol, Memaliaj, Korçë, nga 2 raste në Tropojë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Cërrik, Peqin, nga 1 rast në Mirditë, Patos, Selenicë, Himarë, Delvinë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd. 

Aktualisht në të gjithë vendin janë aktivë 5.129 raste aktive, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë. Sakaq, 142 qytetarë janë shëruar 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 131.184.

Që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë janë regjistruar 138.790 raste pozitive, ndërsa fatkeqësisht 2.477 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin.

Statistika (21 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         658

Të shëruar në 24 orë       142

Të shtruar në spitale       73

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 6527

Testime totale             992,232

Raste pozitive             138,790

Raste të shëruara         131,184

Raste Aktive                    5129

Humbje jete                     2,477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1977

Shkodër          843

Vlorë               482

Fier                  436

Durrës             305

Elbasan           251

Lezhë              238

Berat               177

Gjirokastër       157

Korçë               106

Kukës              92

Dibër                 65