21:22 / E Martë, 31 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Regjistrohet kontrata e Gavit, çlirohet Barcelona

Barcelona e regjistron zyrtarisht kontratën e Gavit. Mesfushori i lindur në vitin 2004 së fundmi nënshkroi marrëveshjen e tij të parë si lojtar i ekipit të parë, por LaLiga kishte vendosur të refuzonte regjistrimin e tij, pasi besonte se klubi “Blaugrana” nuk ishte në përputhje me “Fair-Play-in” financiar.

Barcelona e ka tejkaluar në masë të madhe kufirin e pagave (madje flitet për 200 milionë më shumë se sa pritej), dhe pa dyshim që paga e re e garantuar për Gavin e bën faturën e pagave edhe më të rëndë.

Për të zhbllokuar situatën në favor të klubit katalanas ishte gjykata tregtare e Barcelonës, e cila për këtë arsye vërtetoi regjistrimin e kontratës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Barcelona përmes një shënimi të gjatë që ka dalë në faqen e saj zyrtare. /ss