Regjistrohet sot koalicioni opozitar në Shqipëri, bashkohen Basha e Meta

Sot është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërsa Partia Socialiste ka deklaruar se në këto zgjedhe do të dalë e vetme, Partia Demokratike regjistron sot koalicionin e saj “Shqipëria fiton”.
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Demokristianët do të jenë pjese e listës së Partisë Demokratike.
PD-ja dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizimit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista në këto zgjedhje. Por burime nga opozita bëjnë me dije se midis PD-së që udhëheq dhe koalicionin “Shqipëria fiton” dhe LSI-së do të ketë paraprakisht një marrëveshje bashkëqeverisje.