Regjistrohet vdekja e parë nga koronavirusi jashtë Kinës, shifra shkon në 305
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/02/merlin_167415117_1722dfb8-f598-4919-90ad-40fe00900b5e-superJumbo.jpg)
Filipinet e kanë raportuar rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi jashtë Kinës, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave tashmë ka shkuar në 305.
Departamenti i Shëndetësisë në Filipine tha se një burrë 44 vjeç nga qyteti Wuhan i Kinës vdiq nga koronavirusi pasi vuajti edhe nga pneumonia. Kjo ishte vdekja e parë jashtë Kinës nga më shumë se 130 pacientë të raportuar në dhjetëra shtete.
Personi i vdekur kishte qëndruar bashkë me një grua 38-vjeçare, e cila gjithashtu është diagnostikuar me koronavirus dhe këta dy njerëz deri më tash janë dy rastet e vetme të konfirmuara në Filipine.
Të gjitha rastet e reja të vdekjeve dhe të infektimeve në Kinë në 24 orët e fundit u regjistruan pikërisht në provincën Hubei, e cila është epiqendra e virusit, shkruan “Reuters”.
Kina po përballet gjithnjë e më shumë me izolim për shkak se shtetet e tjera kanë marrë masa për kufizimin e lëvizjes së udhëtarëve që vijnë nga ky shtet.
Të enjten e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli gjendjen emergjente globale, port ha se nuk ka nevojë për kufizime në sektorët e tregtisë dhe udhëtimeve.