22:02 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Regjistrohet viktima e 29 nga COVID-19 në Shqipëri

Është regjistruar dhe viktima e 29 nga COVID-19 në Shqipëri.

Pacienti 73 vjeçar me iniciale H.K. nga Durrësi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se ai vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Ai ndodhej i shtruar prej një muaji në spital, ku 24 ditë ka qenë i intubuar e në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani në të gjithë vendin janë 736 pacientë të infektuar ku Tirana ka numrin më të lartë me 302 të prekur.