75 Mall Live Search
23:56 / E Premte, 13 Janar 2023 / MSH

Regjistrohet viktima e parë për këtë vit nga gripi stinor në Maqedoninë e Veriut

Viktima e parë si pasojë e gripit stinor është regjistruar për këtë vit në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është një 65-vjeçar nga Shkupi. 65-vjeçari nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit, por ishte shtruar dhe po kurohej në Klinikën Infektive.

Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik, është bërë e ditur se pacienti, i cili ka ndërruar jetë ka vuajtur edhe nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive.

Gjatë sezonit të gripit, gjithsej janë regjistruar 3 viktima. Dy nga Shkupi dhe një nga Dibra.

Raporti i fundit i institutit të Shëndetit Publik ka treguar se gjatë javës së parë të janarit janë regjistruar 821 raste me grip stinor. Moshat nga 0-4 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi.