75 Mall Live Search
09:39 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / L A

Reijnders drejt Manchester Cityt, arrihet marrëveshja mes palëve

Tijjani Reijnders do të largohet nga Milani këtë verë.

Mungesa e trofeve si edhe moskualifikimi në garat evropiane, ka bërë holandezin të mendojë të ardhmen e tij në qytetin e modës.

Dhe siç raporton Fabrizio Romano, Reijnders ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn, si përforcimi i ri në mesfushë.

City pritet të paguajë shumën e 70-milionë eurove për shërbimet e yllit holandez.

Reijnders, ka qenë këtë sezon një nga lojtarët më të mirë të Milanit, ku ka bërë 54 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola dhe 5 asistime./IndeksOnline/