75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Reims mposht Marseillen, debuton Arbër Zeneli

Ylli i Përfaqësuesës së Kosovës, Arbër Zeneli, ka debutuar tek skuadra e tij e re Stade de Reims.

Reims shënoi një fitore mjaft të rëndësishme, duke mposhtur me rezultat 2-1 skuadrën e madhe franceze, Olympic Marseille.

Dy golat për vendasit i shënuan Dingome (20′) dhe Hyun Jun (68′) ndërsa golin e vetëm për Marseille e shënoi N Jie (86′).

Ndërkohë Zeneli hyri në lojë si zëvendëues i Mathieu Cafars në minutën e 73′.

Pas kësaj fitore Reims renditet në vendin e 7-të në tabelë me 34 pikë,vetëm 4 pikë larg një vendi që dërgon në Europa Ligë.

Zeneli u transferua nga klubi holandez, Heerenveen, në Reims gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Marrëveshja për transferimin e 23-vjeçarit u kompletua më 26 janar për katër milionë euro. /IndeksOnline/