75 Mall Live Search
12:11 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Reims po negocion me trajnerin që Valon Berisha e kishte te RB Salzburg

Skuadra franceze, Stade de Reims po diskuton me Oscar Garcian, ish-trajnerin e klubit AS Saint-Etienne, në rast të largimit të mundshëm të David Guion.

Ky ndryshim i trajnerëve do i konvenonte edhe futbollistit kosovar, Valon Berisha, shkruan IndeksOnline

PSE?

47-vjeçari ishte trajner i Red Bull Salzburg gjatë vitit 2015/17, në këtë kohë pjesë e ekipit austriak ishte edhe kosovari, Valon Berisha.

Madje, Berisha ishte në kohën e tij më të mirë me trajnerin spanjoll, Garcia.

Ish-futbollisti i Barcelonës (tani trajner), ka qenë edhe te skuadra e Watfordit, Olympiacos, Celta dhe Brightonit./IndeksOnline/