Reims shkruan për Arbër Zenelin dhe miqësoren e Kosovës

Skuadra e Stade de Reims ka shkruar për miqësoren e Kombëtares së Kosovës.
‘Dardanët’ sot luajnë ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji, kundër San Marinos në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë, shkruan IndeksOnline
Klubi ku luan futbollisti kosovar, Arbër Zeneli, Reims ka shkruar në rrjetet sociale për këtë miqësore.
?? Jour de match ! Première des deux rencontres amicales pour Arber Zeneli et le Kosovo ?
— Stade de Reims (@StadeDeReims) June 1, 2021
Kosovo ? Saint-Marin
? Amical
? 18h pic.twitter.com/w9BWTulJ0O
“Dita e ndeshjes! E para miqësore për Arbër Zenelin dhe Kosovën”, shkruhet në paralajmërimin e klubit francez.
Kujtojmë që në këtë skuadër luan edhe Valon Berisha, por mesfushori nuk do të jetë i gatshëm për këto miqësore për shkak të lëndimit./IndeksOnline/