Reja: Futbollistët e duan shumë Kombëtaren e tyre!

Shqipëria ka arritur ta mposhtë Bjellorusinë me rezultatin final në 3:1, për të siguruar kështu një vend në Ligën B’ të “Nations Legaue”.
Cikalleshi ishte më produktiv sonte te Shqipëria pasi shënoi dy gola, por një ndihmë të madhe ia dha edhe Manaj që shënoi golin e fitore, e bjellorusët shënuan dy herë, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes, foli edhe trajneri Reja, i cili u tregua mjaft I lumtur me paraqiten e djelmoshave të tij sonte, ku thotë se futbollistët e duan shumë Kombëtaren e tyre.
“Nëse kemi parasysh lojtarët që janë luajtur, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klubet e tyre dhe ju e dini që nuk mund të pretendoni në këtë grup me këta lojtarë, të beni tre ndeshje në kaq pak ditë, por për sa kohë ishim mirë fizikisht në mbajtëm mirë ndeshjen, më pas e lëshuam për pak ndeshjen, sepse fizikisht ata ishin më të mirë se ne, por sot dua t’i falënderojë shumë lojtarët tanë, sepse e dhanë më të mirën dhe s’mund t’i gjejë kritika. Mua më pëlqen të luajë mirë kur janë mundesitë, por sot na duhej rezultati dhe e morëm me meritë”, tha fillimisht Reja.
“Lojtarët e duan shumë kombëtaren dhe duhet t’i japim meritat e duhura, shpirti që treguan lojtarët dhe fakti që luftuan deri në fund u shpërblye”, vazhdoi ai.
“Ishte shumë e vështirë t’i përmbanim, sepse kishin lojtarë të mirë që luanin në ajër. Momenti pozitiv ishte të gjithë lojtarët debutues që u paraqitën në këto ndeshjet e fundit dhe s’kanë eksperiencë me kombëtaren, por janë përgjigjur në menyrë të shkëlqyer”, përfundoi ai.