Reja i pakënaqur me shortin: Jemi në grupin më të vështirë, do të dëshiroja të grupin…

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja në një prononcim për “Panorama Sport” beson se kombëtarja “Kuq e Zi” është në grupin më të vështirë.
Ai u shprehë se grupi me Danimarkën do të ishte ideali, transmeton Indeksonline.
“Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, por duhet të përmirësohemi.”
“Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim. Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë. Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona. Por shpresoj shumë që kur të fillojmë këto ndeshje, pandemia mund të jetë larguar dhe ne të kemi tifozët tanë, pasi mund të na japin një ndihmë të madhe”, u shprehë ai./Indeksonline/