75 Mall Live Search
13:01 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Reja: Kush mendon se është Messi, Shqipëria është mbi ta

Selektori Reja mbajti një konferencë shtypi në prag të ndeshjes me Andorrën.

I pyetur rreth dy lojtarëve, Taulant Xhaka dhe Eros Grezda që nuk iu kanë përgjigjur ftesës së Shqipërisë për grumbullimin para ndeshjeve të nëntorit, ai në një mënyre vlerësojë talentin e lojtarëve dhe tha se janë ftuar për cilësitë e tyre, shkruan Indeksonline.

“Ne nuk kemi revolta ndaj asnjë lojtari. Është thjesht çështje personale, por Shqipëria është dhe mbetet familje, kjo mbetet fryma jonë”, shtoi Reja

Por në momentin që dikush mendon se është Messi, Shqipëria del mbi ta, në Kombëtare nuk ka vetëvendosje por unitet, u shpreh strategu italian.

/Indeksonline/