75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Reja: Objektivi jonë ishte që ta fitonim këtë ndeshje, djemtë ia dolën!

Trajneri i Shqipërisë thotë se ndihet shumë i lumtur pas fitores ndaj Bjellorusisë.

Djelmoshat tanë u treguan të zot sonte ndaj një Bjellorusie që nuk ishte aspak problematike, shkrua IndeksOnline

Me golin e Cikalleshit dhe Bare, Shqipëria arriti ta fitoi takimin ndaj bjellorusëve me rezultatin final në 0:2.

Ndërkaq, pas ndeshjes fioli edhe tekniku Reja, ku tha se ndihet i lumtur për fitoren dhe se djelmoshat e tij dhanë tërë energjinë në fushë.

FITORJA E PARË NË BJELLORUSI – Objektivi jonë ishte të fitonim këtë ndeshje. Ja arritëm qëllimit. Pjesa e parë ishte goxha mirë, në pjesën e dytë patëm probleme fizike dhe e ulëm disi rritmini. E rëndësishme është që fituam dhe të vazhdojmë kështu.

PËR 3 DITË NDAJ LITUANISË- Do të jetë e vështirë të rikuperojmë forcat për ndeshjen e radhës. Do të shoh gjendjen e lojtarëve, pasi të kemi vëzhguar me kujdes, do të vendosim si do të luajmë ndaj Lituanisë. Uroj që ndaj Lituanisë të bëjmë ndeshje si këtu në pjesën e parë. Kemi pasur lojtarë me probleme si Trashi dhe Gjimshiti. Shpresoj që të rikuperojmë sa më shumë forca në ndeshjen e ardhshme.

CILI REPART TË PËLQEU MË SHUMË – Më ka pëlqyer më shumë mbrojtja  që luajti mirë gjatë gjithë kohës. Sulmi pati oshilacione. Më pëlqyen shumë Abrashi, Bare, Trashi. Sakrifikuan shumë dhe bënë shumë kilometra. Mund të kemi debutime ndaj Lituanisë, duke parë gjendjen e grupit.

VENDI I PARË – Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Djemtë po japin shpirtin në fushë. Mora vesh që Kazakistani kishte fituar. Nuk është e lehtë të thuash që rruga është e lehtë. Kemi mungesa, Kumbullën, Ismajlin, etj. Duhet të shikojmë gjendjen e lojtarëve. Do të punojmë për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen.