75 Mall Live Search
21:25 / E Premte, 24 Janar 2025 / FR

Reka e Keqe e mbështet fuqishëm Artan Nimanin për deputet

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së me numër 25, Artan Nimani, ka marur mbështetje të fuqishme nga Reka e Keqe.

Nimani, përmes një postimi në facebook u shprehë se fshatrat Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme.

Ndërsa theksoi se ky rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë vazhdon me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve.

“Reka e Keqe mbështet fuqishëm  Koalicionin për Kosovën fituese 137!

Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah – këto fshatra, që dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme.

Sonte, në një takim madhështor, banorët u zotuan të përkrahin fuqishëm Koalicionin e udhëhequr nga AAK me numrin 137 dhe kandidaturën time me numrin 25 në listën fituese.

Ky rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë vazhdon me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve”, ka shkruar Nimani./Indeksonline/