Reka e Mirë me PDK dhe Hajdar Beqën
Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët e fshatit Reka e Mirë.
Beqa, përmes një postimi në facebook është shprehur se ka marur mbështetje masive për Partinë Demokratike të Kosovës, me besim të plotë për ndryshimin e madh më 28 dhjetor.
“Reka e Mirë sot flet qartë dhe fuqishëm. Mbështetje masive për Partinë Demokratike të Kosovës, me besim të plotë për ndryshimin e madh më 28 dhjetor.Së bashku për fitore, së bashku për Kosovën”, ka shkruar Beqa./IndeksOnline/

