Reklama e “Jimmy Choo” po cilësohet seksiste (Video)
Reklama e fundit e “Jimmy Choo” në të cilën merr pjesë modelja e famshme Cara Delevingne, po cilësohet si seksiste.
Cara duke ecur rrugëve të New York-ut e veshur me një minifund dhe çizme përplot shkëlqim, përderisa disa meshkuj e komentojnë se sa bukur duket.
Këto fjalë që meshkujt ia thonë rrugëve bukuroshes, në reklamë, kanë nxitur reagime.
E reagimet për këtë vijnë pas lëvizjes #MeToo, e cila nisi pas shfaqjes së akuzave për ngacmime seksuale ndaj Harvey Weinstein, për të cilën edhe vet modelja ishte mjaft e zëshme.