Rekord, 7 milionë amerikanë janë tre muaj prapa në kreditë për makina
Sipas Bankës Federale të Nju Jorkut, një rekord prej 7 milion amerikanëve janë 90 ditë ose më shumë prapa në pagesat e tyre të kredisë për makinën, gjë që është edhe më e keqe sesa ajo gjatë krizës së fundit financiare.
Ky është një fakt vërtet befasues, duke e ditur se ekonomia është përshkruar si e fortë tani, me shkallë të ulët të papunësisë. Në realitet megjithatë, duket se shumë konsumatorë amerikanë ende po luftojnë për të arritur qëllimet.
“Numri i konsiderueshëm dhe në rritje i huamarrësve në vështirësi sugjeron që jo të gjithë amerikanët kanë përfituar nga tregu i fuqishëm i punës”, shkruan The Washington Post.
Konsumatorët që mbeten prapa në pagesat e makinave të tyre për 90 ditë ose më shumë, shpesh humbin makinën.
Meqenëse shumica e konsumatorëve që janë prapa në pagesat e kredisë së tyre të makinave, gjithashtu kanë rezultate të ulëta të kreditit dhe janë nën moshën 30 vjeçare. Duket se të rinjtë po luftojnë për të paguar makinat e tyre dhe kreditë studentore në të njëjtën kohë. /IndeksOnline/