12:24 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / AR

Rekord absolut, ky është shteti europian ku vidhen më shumë makina

Greqia është proporcionalisht vendi i pestë në Evropë për vjedhjet e makinave, bazuar në numrin e raportimeve të vjedhjeve në fillim të popullsisë së çdo vendi.

Sipas të dhënave të mbledhura nga faqja e internetit Confused.com, Italia regjistron mesatarisht 455 vjedhje makinash për 100 mijë banorë në vit duke u ndjekur në vend të dytë nga Çekia me 79 dhe në vend të tretë nga Suedia me 72 makina të vjedhura në vit për 100 mijë banorë.

Vlen të theksohet se diferenca mes Italisë dhe vendeve të tjera që e ndjekin është shumë e madhe duke nxjerrë në pah problematikën e madhe me këtë krim në vend.

Në shifra absolute, vjedhjet e raportuara të makinave në Francë shkojnë mesatarisht në 474 çdo ditë, pra gati 20 në orë ose tre në minutë! Afër Italisë me 455 në ditë. Shumë prapa është Britania e Madhe, në vendin e tretë, me 272 dhe Gjermania e katërta me 159.

Në tabelën e mëposhtme mund të ndiqni renditjen e plotë të vendeve të BE-së: