Rekord/ Afro 22 mijë të vaksinuar sot në Kosovë kundër Covid 19

Sot është shënuar rekord në vaksinimin kundër Covid 19.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka me anë të një postimi ka bërë të ditur se sot janë vaksinuar afro 22 mijë persona, transmeton Indeksonline.
“21836 vaksina sot. Ne rruge te mbare drejt imunizimit”, ka shkruar Manxhuka në postimin e tij.
Duke e ditur se numri i rasteve kundër Covid 19 është rritur ditët e fundit, atëherë është lajm i mirë që qytetarët po shprehin më shumë vullnet që të vaksinohen./Indeksonline/