Rekord arrestimesh të emigrantëve në ShBA
Autoritetet amerikane të emigracionit kanë arrestuar 680 emigrantë pa dokumente në shtatë qytete të ndryshme. Prokurori federal ka thënë që ky operacion përbën rekord arrestimesh, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

Departamenti i Emigracionit dhe ai i Doganave kanë thënë që institucionet respektive kanë rritur nivelin e angazhimit që nga koha kur është zgjedhur presidenti Trump, duke kryer një sërë operacione në qendra kolektive të banimit.
Megjithatë organizata të ndryshme në Misisipi janë mbledhur së bashku në një konferencë për media ku kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër arrestimeve që po kryhen nga forcat ligj-zbatuese.

Po ashtu ato janë shprehur kundër ndarjes së familjeve, përkatësisht të rriturve nga fëmijët e tyre. /Indeksonline/
